Vetëm 24 orë pas lajmit të publikuar në Star Plus, ku shtetases 81-vjeçare Lulë Koliqi nga fshati Paçram i Njësisë Administrative Hajmel i ishte ndërprerë energjia elektrike prej 1 viti, ka reaguar drejtori i Oshee Shkodër Xhevat Mollça.

Sipas tij, shtetësja në fjalë nuk ka bërë kërkesë, por me të marrë informacionin është shtirë linja e re dhe i është rikthyer energjia elektrike. Kreu i Oshee-së bën thirrje që në raste të tilla, këto kategori familjesh si dhe mediat të raportojnë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Edhe më parë, Drejtoria e OSHEE dega Shkodër ka rilidhur energjinë elektrike për familjet e varfëra dhe me probleme familjare, madje gjatë dy ditëve të fundit ka patur 5 raste të tilla.

Artikulli paraprakVIJOJNË PROBLEMATIKAT NË TREGUN E STOM GOLEMIT
Artikulli tjetërFILLIM TETORI, NË REÇ NIS VJELJA E GËSHTENJËS