KRYEMINISTRI AFAT PËR KAMATVONESAT, BASHA: ATO TË FALEN. 

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të posaçme për shtyp, për të njoftuar nisjen e fazës së dytë të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, bëri një ofertë për të gjithë debitorët familjarë, duke theksuar se në rast të pagesës së faturave të prapambetura deri në fund të shkurtit, ata do të përfitojnë falje në masën 80% të kamatvonesave.I menjëhërshëm ishte reagimi i kryeopozitarit Basha, i cili iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë, duke theksuar se të ashtuquajturat skema nuk janë zgjidhje, por vetëm falja e plotë e kamatëvonesave të faturave abuzive, si edhe mosrritja e cmimit të energjisë.

 

 

 

Artikulli paraprakRAPORTI I TIA, SHQIPËRIA NË ZONËN E KUQE
Artikulli tjetërRAMA LANÇON :KUTINË E SHËRBIMEVE PUBLIKE”