Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kazakistanit mosha U-19, ndeshjet do të zhvillohen në qytetin e Lushnjes në datën 24 dhe 27 mars 2018.

Bogdani për këto miqësore ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2000, ku dhjetë prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë dhe pjesa tjetër e kontigjentit të kësaj përfaqësuese vijnë nga liga dhe kampionate të tjerë. Trajneri Bogdani në një deklaratë për media ka folur rreth pritshmërive që ka nga futbollistët e afruar në ekip.

Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve të ftuar është prezenca e vetëm një futbollisti shkodranë që është pjesë e Akademisë së Vllaznisë i cili është Enes Isufi. Kjo nuk është ndonjë risi sepse ky lojtar edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj kombëtareje, madje në ndeshjet e turneut të Italisë zhvilluar pak kohë më parë, mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – PARTIZANI NDAJNË PIKËT NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ENDE LARG PËRMIRËSIMIT