Të gjithë fermerët që tregtojnë qumshtin e tyre nëpër baxho nuk do të mund t’a transportojnë atë pa patur të çertifikuara enët e transportit të qumshtit.

Ky vendim është i prerë dhe bëhet për të siguruar konsumatorin në raport me produktet dhe nënproduktet e qumshtit.

Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, më konkretisht drejtorit Mustafë Kraja, aksioni do të kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili do të lëshoj certifikatën e garancisë.

 

Sipas Krajës, këtë vit do të mbështeten tregjet e kafshëve të gjalla. Ndërsa risi është mbështetja në drejtim të produkteve që kanë vlerë në eksport. Ndërkohë, 500 mijë lekë janë në dispozicion të atyre që mbjellin në toka djerra në një hektar.

Aksioni u qumshtit u konfirmua edhe pak kohë më parë nga drejtorja e AKU Shkodër, Hasije Sadria. Kjo e fundit shtoi se pas aksionit të cilësisë së mishit përgjatë 2017-ës, qumshti dotë ishte kryefjala e kontrolleve në vitin 2018.

Artikulli paraprakPD, NGUSHËLLIME NË FAMILJEN PREKA
Artikulli tjetërDËBORA FLE NË BARAKAT E ROMËVE