E shohim çdo të diel në rolin e ndërmjetëses në emisionin “Shihemi në Gjyq”, por rrallëherë kemi dëgjuar intervista prej saj. E kemi fjalën për avokaten e mirënjohur Eni Çobani, që së fundmi ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës 26 vjeçare si juriste.

E ftuar në “Klan News”, Çobani ka treguar se gjatë viteve ka marrë kërcënime të shumta, por nuk ka preferuar t’i bëjë publike. E vërteta thotë ajo është instrumenti që e ka mbajtur në këmbë.

“Po kam qenë e kërcënuar shumë jo pak, por sigurisht këto gjëra nuk i kam ndarë me publikun, nuk kam treguar rastin apo personat, secili ka marrë përgjigjen ligjore personale. Siç e dini, jam një person që jetoj në mes të Tiranës, as nuk ruhem, jam një njeri lehtësisht i takueshëm, si në zyrën time apo në ambientet ku unë jetoj, pra të gjithë kemi ato problematikat tona në kontakte me njerëzit dhe që sigurisht në momente të caktuara një njeri jo normal mund të bëjë veprime të cilat mund të sjellë dëme. E kam mbajtur të fshehtë deri në këtë kohë. Këta njerëz më kanë ardhur më kanë kërcënuar dhe unë iu kam thënë se nëse unë i kam prekur apo cënuar në disa element personalë, unë dal publikisht dhe kërkoj ndjesë. Para se unë të nxjerr çdo fjalë për një person apo rast e peshoj shumë gjatë duke marrë përsipër dhe kërcënimin. Dhe deri sot kjo e vërteta mua më ka mbajtur në këmbë”, rrëfeu avokatja.

Më tej Çobani ka treguar një nga pengjet më të mëdha të jetës. Ajo thotë se ka kërkuar që të atit t’i bëhen homazhe, duke qenë se ka dhënë kontribute të mëdha për këtë vend.
“I kam kërkuar nje miku të shtëpisë tonë me shumë përulësi faktin që të përgatiteshin homazhe për figurën e tim eti. Jo vetëm që nuk u bënë dhe u refuzuan për faktin se duhej të bëheshin lajmërrimemë herët. Gjëja që më hidhëroi ishte që im atë u largua nga një apartament 70 metra katror. Më të gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm që kishte dhën nuk arritën dot t’i bënin as homazhe. Këtë e kam një pishman shumë të madh të vetes time”, tha Çobani.

Babai i Eni Çobanit, ka qenë mjaft i njohur në fushën e shkencave bujqësore dhe është nderuar me tituj të shumtë si, “Urdhri i Punës i Klasit të I”, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Artikulli paraprakPD DORËZON KËRKESËN PËR SEANCË URGJENTE DËGJIMORE NË KOMISIONIN E LIGJEVE PËR SHTËPITË TEK “5 MAJI”: JEMI ZËRI I QYTETARËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, LAGJJA RUS PA DRITA, OSHEE NE TERREN. JA KU QËNDRON PROBLEMI…