Ky është 18 vjecari Ardian Lazri nga qyteti i Lezhës i cili ëndërron që në të ardhmen të bëhet veteriner. Ardiani mëson në shkollën profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat dhe është në vitin e katërt.
Me të mbaruar maturën ai dëshiron që të ndjekë studimet e larta në degën veterinari . 18-vjecari tregon se që i vogël ka patur një lidhje të ngushtë me kafshët duke qënë se vjen nga një zonë e cila karakterizohet nga fusha e blegtorisë
Ardiani ka një dëshirë të vetme që pas diplomimit të kontribuojë në vendin e tij dhe jo të largohet si shumë të rinjë.
Për këtë ai ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që të ndjekin rrugën e tij në mënyrë që orientimi profesional të mundësojë punësimin e të rinjve në fusha sic është edhe ajo e veterinarisë një profesion sipas Ardianit që të ofron mundësi të mëdha për tu punësuar
Në shkollen profesionale “Ndre Mjeda” aty ku Ardiani studion marrin dije dhjetra nxënës ne 4 drejtime, sic janë veterinari, teknologji ushqimore, bujqesi dhe ekonomi bujqesore, dege keto per te cilat tregu i sotem ka nevoje per teknike dhe specialiste.