Vllaznia U-19 të shtunën që shkoi pësoi një humbje në Shkodër ndaj Partizanit, duke marrë një tjetër rezultat negativ në rrugëtimin e saj në kampionat. Megjithatë, kjo ndeshje pati brenda një të veçantë tjetër, edhe pse jo në rradhët e ekipit kuqeblu. Kështu, një nga futbollistët e Partizanit, pikërisht mesfushori shkodran Ensar Tafili, ishte një nga më të mirët në fushë në këtë ndeshje për ekipin e tij. Ai luajti si titullar në këtë takim kundër qytetit dhe skuadrës së zemrës, duke dhënë maksimumin e tij dhe duke qenë një nga futbollistët më të mirë të këtij dueli.

18-vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës dhe konsiderohet si e ardhmja e këtij reparti për të kuqtë e Partizanit, teksa vlerësimi nuk i ka munguar.

Momentalisht, Ensar Tafili po spikat me Partizanin U-19 dhe padyshim që, në të ardhmen do të tentojë ta bëjë këtë gjë edhe me ekipin e parë, pasi realisht ai konsiderohet si një mesfushor me një të ardhme të ndritur përpara.

Artikulli paraprakMESAZHI I DOM GJERGJ METËS NË DITËN E PUNËTORËVE: JO ABUZIMIT DHE DISKRIMINIMIT NË VENDIN E PUNËS
Artikulli tjetërPD: MINISTRIA E FINANCAVE NUK PUBLIKON PAGESAT E THESARIT PREJ DATËS 19 MARS!