Dy javët e fundit situata epidemiologjike në Shkodër ka rënë ndjeshëm. Dhurata Hysa epidemiologe në Njësinë Vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër shprehet se nga 100 infektime në ditë që ishin dy javë më parë numri i tyre ka rënë në 30.
Personat e infektuar me Covid 19, pjesa më e madhe e tyre mjekohen në kushtet e shtëpisë pasi është e panevojshme të shkojnë në spital.
Epidemiologia Hysa shprehet se shqetësuese është fakti që qytetarët nuk vijnë të kryejnë testimet sapo shfaqen shenjat e para.
Sipas epidemiologes Dhurata Hysa numri i infektimeve pritet të rritet në ditët në vijim kjo për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve por dhe turistëve të cilët kanë ardhur në Shqipëri.