Nxënësit e shkollave të mesme të cilët u shpallën fitues në festivalin teatror për të rinj u bënë bashkë duke sjellë në teatrin “Migjeni” shfaqjen “Epitafi i Perikliut” nën drejtimin e regjisorit Enke Fezollari. Pas shfaqjes Fezollari tha se kjo pjesë teatrore me të rinjtë e Shkodrës do përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe drejtori artistik Jozef Shiroka shprehen se këta të rinj janë aktorët e ardhshëm.
Në shfaqjen “Epitafi i Perikliut” morën pjesë nxënësit Klara Kinaj, Evis Muriqi, Erisona Hoxhaj, Aron Uligaj, Arlind Jetari, Mikea Carkaxhia dhe Amelia Krosaj.