Sipas studimeve, ilaçi e ka ngadalësuar përkeqësimin e sëmundjes për një të katërtën e personave të prekur nga kjo sëmundje përgjatë 18 muajve të trajtimit. Ilaçi funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, prandaj shumë sëmundja mund të avancojë të shumë njerëz derisa ata ta zbulojnë atë.
Lecanemab prek proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer. Ai është antitrup, sikurse ata që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret, i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.
Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ka ndikimin e Lecanemab. Alzheimer’s Research UK tha se gjetjet ishin “të rëndësishme”. Prof John Hardy, tha se ishte “historike”. Profesor Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha se rezultatet ishin “një punë e madhe sepse ne kemi pasur një shkallë dështimi 100% për një kohë të gjatë”.
Në provën e këtij ilaçi u përfshinë 1.795 vullnetarë, të diagnostikuar në fazë të parë të sëmundjes. Atyre u janë dhënë dozat e ilaçit të ri çdo katër ditë. Rregullatorët amerikanë janë duke analizuar këto të dhëna për të vendosur nëse do ta miratojnë ilaçin për përdorim të gjerë. Krijuesit e tij, kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen, planifikojnë të aplikojnë vitin tjetër për miratim të ilaçit në shtetet tjera.