Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 24 vjetorin e rënies dëshmor të Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili bashkë 55 anëtarë të familjes së tij ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.Basha shkruan se flijimi i tyre skaliti një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm, për të ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.

24 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e 59 dëshmorëve në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sakrifica sublime e familjes Jashari për Kosovën e lirë është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar. Flijimi i tyre skaliti një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm, për të ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Nderim përjetë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, lavdi heronjve të Prekazit legjendar, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë!

Artikulli paraprakPUSHTIMI I UKRAINËS/ PËRFUNDON TAKIMI MES KRYEMINISTRIT TË IZRAELIT DHE PUTIN, JA LËVIZJA E RADHËS E LIDERIT IZRAELIT
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ KRYETARI I KQZ NJOFTON PËR SHPËRNDARJEN E BAZËS MATERIALE NË QENDRAT E VOTIMIT