Studiuesi Eqerem Çabej, po përjetësohet më një bust pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni, tha së është tejet e vështirë për të folur për një njeri të përmasave të tilla. Kryeministri përmendi edhe Ardian Klosin, teksa fliste për madhështinë e veprës së Eqerem Çabej.

Të flasësh shqip për të nderuar për një njeri aq të bukur si Eqerem Çabej është një sfidë më vete.

Më një mik të shtrenjtë që sot nuk është mes nesh por që u mundua gjatë në labirintet e shqipes, Ardian Klosin, më kujtohet se patëm folur një herë të përkthimit në shqip të një fjale që një përthyerje fatlume e greqishtes e futi në latinishte “serius”.

Mungesa e Eqerem Çabej e bën të pamundur të rroket me një fjalë të vetme përkufizimi që më është dukur i më i godituri për personalitetin e mëshiruar në këtë vepër në bronz.

Me siguri po të ishte Çabej do ta na e kishtë dhënë togfjalëshin e duhur të kësaj reference. Nuk dua të marr përsipër të shpjegoj apo të përshkruaj vlerat e këtij portreti. Kemi parë shumë përpjekje te kthyera në bronz.

Por, në këtë rast besoj që jemi pëprara një përpjekje që e rendit bustin e Çabejt, në pesë gishtat e dorës mjeshtrore të skulpturës shqiptare. Është një nga fjalët e vështira që më është dashur të mbaj sepse më rëndon tej mase të flasë për të.

Shumë faleminderit për durimin për të më dëgjuar mua që flas për Eqerem Çabej që ky është kulmi në fakt, sepse nuk ka asnjë krahasim apo mundësi barazimi qoftë edhe për politesë.

Shumë faleminderit Hektorit që ndërkohë unë flisja, shumëkush shikonte skulpturën”,- tha Rama.

Artikulli paraprakDEPUTETI I CDU-SË WADEPHUL: GJERMANIA PO PËRPIQET TË BINDË FRANCËN PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërZVICRËS I SHTOHEN 25 MIJË MILIONERË TË RINJ, JA SA ËSHTË NUMRI I TË PASURVE