Situata për banorët e Anës së Malit vazhdon të përkeqësohet për shkak të nivelit të ujit. Në dy ditët e fundit janë hasur probleme me shpejtësinë e lartë të erës, e cila nuk ka lejuar lëvizjen e mjeteve lundruese të ushtrisë për në fshatin Obot.

Sipas administratorit të kësaj njësie, Arben Ceni, obotasit janë të braktisur prej ditësh, pasi nuk mund të transportohet ushqim për bagëtitë apo ujë të pijshëm për njerëzit.

Ceni komentoi statusin e Kryeministrit Rama, ku ky i fundit u shpreh se i gjithë shteti është në këmbë në nënshkodër. Përderisa, vizitën e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ceni e cilësoi një show.

Përtej situatës, Arben Ceni, ka një zgjidhje. Administratori i Anës së Malit propozon një autonomi të Shkodrës, si Katalonja. Përderisa, sipas tij, Kryeministri Rama le të merret tashmë vetëm me Osumin dhe Semanin.

Ceni nuk harroi të falënderonte të gjitha forcat e ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë qenë në terren për të lehtësuar situatën, duke u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur.

 

Artikulli paraprakFRANCË, PENGMARRJA NË SUPERMARKET. FLITET PËR NJË TË VDEKUR
Artikulli tjetër“ARBEN BROCI”, STREHA E TË PËRMBYTURVE