Policia e burgjeve ka vendosur zyrtarisht që të mos marrë përsipër shoqërimin e shtetasit Erdgys Arrazi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij të mitur që do të varrosen pas pak minutash, në orën 12:00 të ditës së sotme. Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Arrazi të jetë i pranishëm por policia e shtetit dhe policia e drejtorisë së burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij por një gjë e tillë nuk është marrë përsipër as nga policia e shtetit dhe as nga policia e burgjeve. Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9 vjeçe e cila u gjet e para dhe u varros përpara dy fëmijëve të tjerë që u gjet më pas.

Artikulli paraprakOPERACIONET ANTIKANABIS, BALLA: 2024 DUHET TË SHËNOJË GODITJEN E MADHE ASFIKSUESE NDAJ FENOMENIT TË KULTIVIMIT TË DROGËS
Artikulli tjetërMURIQAN, ARRESTOHEN 2 SHTETAS, IU GJET KANABIS GJATË KONTROLLIT FIZIK