Një 55 vjeçar ka humbur jetën natën e kaluar në qytetin e Shkodrës.

Kadri Skrela, 55 vjeç banues në Tiranë ka ndërruar jetë për shkak të një komplikacioni kardiak bën të ditur policia e Shkodrës. Njoftimi i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në afërsi të stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”. “Jemi njoftuar se në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç, banues në Tiranë , i cili ka ndërruar jetë. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e situatës, ku nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni në Shkodër, dhe pas ndërprerjes së ndeshjes ky shtetas është larguar me familjarët, ku gjatë rrugës ka pasur probleme, patologji me zemrën”-bën të ditur policia. Më tej komunikata e policisë vijon: “Pasi është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, aty ka ndërruar jetë. Nga rezultati paraprak i ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infrakti në zemër pasi ky shtetas para disa kohesh kishte patologji në zemër. Si rezultat i deklarimeve të personave që e shoqëronin dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se shkaku i vdekjes është për shkak të patologjisë”-përfundon njoftimi i policisë së Shkodrës. Në orët e para të mëngjesit familjarët kanë tërhequr trupin nga morgu i spitalit të Shkodrës dhe janë larguar drejt Tiranës pasi ka përfunduar edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Artikulli paraprakVRAU EFEKTIVIN E FNSH-SË, QOSJA: JA PSE QËLLOVA DREJT POLICISË
Artikulli tjetërLAJM I KEQ PËR KOMBËTAREN TONË