Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një konference për shtyp, para vizitës në Republikën Turke në Qipron e Veriut, u shpreh se Turqia po bën të pamundurën për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.
Sipas mediave turke, Erdogan deklaroi se çështjen e Kosovës do e diskutojnë me Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
“Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën … Ne duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë.
Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre“, tha Erdogan.