Presidenti i Turqisë , Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni zyrtare inauguruan xhaminë e Namazgjasë, e cila u ndërtua me financimin e shtetit turk, ndërsa ajo konsiderohet si më e madhja në Ballkan.

Disa mijëra besimtarë ndodhen në xhaminë e Namazgjasë, e cila pavarësisht vonesave në vënien në funksion, konsiderohet si një moment i veccantë për të gjithë besimtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri.

Gazment Teqja pritet të jetë imami i kësaj xhamie, ndërsa ajo do të menaxhohet nga një fondacion, ku do të jenë pjesë edhe investitori, pra shteti turk, dhe KMSH.

Artikulli paraprakMASAT PËR PËRMBYTJET NË DAJÇ
Artikulli tjetërRAMA FALENDERON ERDOGAN: MIKU IM, NË SHTËPINË TONË TË VOGËL KA BANESA TË SHUMTA PËR PËRKUSHTIMIN TËND VËLLAZËROR