Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, viziton nesër Greqinë për një takim të nivelit të lartë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Takimi vjen pas vitesh tensionesh që i sollën dy vendet anëtare të NATO-s në prag të luftës.

Pas vitesh tensionesh në rritje mbi mosmarrëveshjet territoriale në detin Egje dhe Mesdhe, ku besohet se ekzistojnë rezerva të mëdha energjetike dhe ndarjes prej dekadash të Qipros midis komuniteteve greke dhe turke, takimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë të enjten, është një mundësi afrimi thonë ekspertët.

“Gjatë muajve të fundit ka patur ulje tensionesh, por vendet ende nuk janë afruar. Në vizitën e ardhshme të presidentit turk në Greqi do të jetë interesante të shihet nëse palët janë të gatshme të kthejnë uljen e tensioneve në një proces afrimi” – thotë analisti politik Ioannis Grigoriadis, nga Universiteti Bilkent.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: MARRËVESHJA E OHRIT MUND TË JETË KUSHT PËR ANËTARËSIM TË SERBISË NË BE
Artikulli tjetërFUSHATA ZGJEDHORE NË SERBI: KOSOVA SJELL PIKË, BE JO