SINDIKATAT KUNDËR, KËRKOJNË RISHIKIM EDHE NJËHERË TË SITUATËS.Enti Rregullatori i Energjisë pritet të bëjë publike tarifën e re të cmimit të energjisë elektrike.
Kërkesa për rritjen e kësaj të fundit vjen pas “presionit” të ushtruar nga tre operatorët kryesorë të energjisë, KESH, OST dhe OSHEE. Gjatë seancës dëgjimorë të zhvilluar paraditen e së premtes, ata kanë arsyetuar edhe kërkesën e tyre, për rritjen e cmimit të energjisë. Ndërkohë seanca dëgjimore nuk kaloi pa debate.Të tre operatorët e energjisë elektrike, përkatësisht OSHEE ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë me 5 lek/këh. KESH kërkon rritje të cmimit në 3.4 lekë/këh, Ndërsa operatori i sistemit të transmetit kërkon që cmimi i energjisë për transmetim të bëhet 0,75 lek/këh.