ÇMIMI I ENERGJISË PËR FAMILJARËT BËHET 9.5 LEKË/ K WH.Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot tarifat e reja të energjisë për familjarët e cila hyn në fuqi nga 1 janari 2015.“Çmimi i energjisë për familjarët dhe ambientet e përbashkëta bëhet 9.5 lekë/ k Wh.

Hiqet dhe fasha 300 KW “, tha kreu i ERE-se,  Petrit Ahmeti.Prej orës 12:00 ka nisur mbledhja e bordit të Entit Rregullator të Energjisë për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të energjisë.Pasi të  diskutojë propozimet e kompanive OST, KESH, OSHEE, ERE pritet të zyrtarizojë çmimin e ri të energjisë elektrike që konsumatorët do të paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.ERE vendosi të lërë të pandryshuar tarifën e transmetimit të energjisë nga OST 0.65 lekë/ kWh. OST kërkoi rritjen nga 0.65 lekë/ kWh në 0.75 lekë/ kWh.Ndërsa pranoi kërkesën e KESH për rritjen e çmimit të prodhimit të energjisë. Nga 1 lekë që ishte çmimi i prodhomit të energjisë bëhet 1.45 lekë/ k/Wh

Artikulli paraprakVETËDEKLARIMI I LEGALIZIMEVE DERI MË 31 JANAR
Artikulli tjetërAUTOMJETI ME TARGA SERBE, SEKUESTROHET EKSPLOZIV