Erik Lloshi, që në moment e parë që është prezantuar tek publiku është shndërruar në njërin nga këngëtarët më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Tashmë, atij po I bëhen goxha vite në skenë, dhe e veçanta e tij, është se asnjëherë një këngë e tij nuk ka dështuar, duke treguar se ai zgjedh me kujdes dhe di se çfarë dëshiron të dëgjojë nga ai publiku apo fansat e tij, ku për hirë të së vërtetës janë të shumtë në numër. Suksesi I tij I momentit, është kënga “Të gjeta ty”. Por pavarësisht karrierës së tij si këngëtarë, tashmë, Erikun, mesa duket do ta shohim edhe si aktor. Këtë gjë e dëshmon edhe aktori e regjisori Drilon Hoxha, ku në një koment në Facebook, ai I thotë Erikut të përgatitet për xhirimet e filmit. Ndër të tjera, duket se dyshja në fjalë janë mjaft miq me njëri tjetrin, por intersante është që tashmë të dy këto personazhe do I shohim sëbashku në një film. Drilon Hoxha, përveç si aktor ,ai po ecën shumë suksesshëm edhe si regjisor, ku në filmin “Drejtë fundit” pati tepër sukses, I cili zgjoi kuriozitetin e të gjithëve, për vetë faktin se në film luante ai vetë, por edhe se në kastin e aktorëve, ai ka përfshirë emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Tashmë, na mbete të presim filmin e rradhës, atë me titull “Jeto ndryshe” ku mesa duket nuk do të mungojnë edhe këtë rradhe emra të njohur të skenës shqiptare, ku ndër ta do të jetë edhe Erik Lloshi.

Artikulli paraprakASNJË GJURMË NGA ARRATISJA E EDISON PULËS, KONTROLLOHEN 19 BANESA
Artikulli tjetërRRETHOHET GRABITËSI QË PLAGOSI POLICIN NË LEZHË