Christian Eriksen la pas problemet me zemrën, teksa tashmë numëron 10 paraqitje me Brentford në Premier League. Mesfushori danez shprehu dëshirën që të luante sërish në Champions League, intervistë të cilën e dha për mediet.
Sipas asaj që shkruhet, 30 vjeçari që është në përfundim kontrate me ekipin modest anglez dëshirohet nga Tottenham. Eriksen ka qenë edhe më parë pjesë e Spurs, ku ka dhënë një kontribut të çmuar për vite me radhë.
Klubi londinez po mendon për rikthimin e tij, pasi mund të bëjë diferencën, me eksperiencën që ka. Të shohim se çfarë do të ndodhë në verë.