E kryer, Erjon Vucaj do të rikthehet në shtëpinë e tij.
Mesfushori që ka gjetur strehim jashtë Shkodrës prej 8 vitesh, më në fund, plotëson edhe dëshirën personale dhe të tifozëve shkodranë për ta parë të veshur me fanellën kuqeblu. Burime brenda klubit shkodranë raportojnë se Vucaj ka mbyllur marrëveshjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Mesfushori ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe akordin edhe financiar me administratorin Astrit Gjyrezi. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 1 vjecare me te drejt rinovimi dhe eshte nisur drejt Malit te zi per tiu bashkuar skuadres ne Berane Vucaj ishte takuar edhe para 3 ditësh me administratorin Gjyrezi.
Një takim që ishin hedhur në tavolinë edhe shifrat e kërkuara prej tij. Mesfushori ka paraqitur kërkesat e tij dhe ka dëgjuar ofertën e Gjyrezit, në kushte të tilla të dy palë i kanë lënë kohë njëra-tjetrës të mendohen. Duket se tashmë koha ka skaduar duke qenë se edhe merkatoja do edhe pak ditë të mbyllet dhe përgjigjja e Vucajt është pozitive. Ai tashme eshte futbollisti më i r ii ekipit të Vllaznisë