Me 59% të votës së publikut, jurisë e të gazetarëve, kantautori shqiptar Ermal Meta me këngën “Odio le favole” kalon në finalen e këngëtarëve të rinj Sanremo 2016.
Sëbashku me Metën u kualifikua dhe Chiara Dello Iacovo me këngën “Introverso”. Në garën mes katër të rinjve pjesmarrës në Sanremo, Meta fitoi sfidën përballë Irama me këngën “Cosa resterà”me 59% të votive, ndërsa Chiara Dello Iacovo fitoi me 64% të votave ndajCecile me këngën “N.E.G.R.A”. Dy këngët fituese të natës së sotme kalojnë në gjysëm finale e së premtes, 12 shkurt. Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (Urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën Timmusic dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj. “Sanremo Giovanni”. Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane, autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa e Patty Pravo. I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigron në Itali për të realizuar ëndërrën e tij artistike.