Ishte një shkrepje aksidentale e pistolëtës nga shoku dhe patrioti i tij Jasin Sulo që e vrau të riun Ermal Abdushi, shqiptarin 26 vjeçar me banim në Vedano Olona, që vdiq në 30 dhjetor 2015 në Locate Varesino.
Edhe Gjykata e Kazacionit ka konfirmuar së fundmi, rezultatin e gjykimit të parë, konfirmuar edhe në Apel, që e dënoi Jasin Sulon 30 vjeçar, me banim në Lacate Varesini, me 4 vjet e 5 muaj burg për vrasje dhe 4 mvjet e 4 muaj burg për mbajtje dhe ëprdorim të paligjshëm të armës, që ishte vjehdur disa ditë më parë në Liguria.
Pra, të tri nivelet e gjykatave kanë përforcuar gjetjet se atë mbrëmje tragjike, Ermali ishte në shtëpinë e Jasin Suloës me të tjerë persona dhe u plagos për vdekje në fytyrë nga një e shtënë e vetme pistolete, qëlluar në distancë shumë të afërt. Sulo ishte duke i treguar Ermalit një difekt në armë.
Po ashtu, nga dëshmitarët e pranishëm u tha se mungonte motivi për ta vrarë të riun.