Ish-futbollistit të futsallës së Vllaznisë, Ermir Lera, iu dha lamtumira e fundit. Për ta përcjellë për në banesën e fundit, ishin edhe shumë tifozë, kolegë dhe miq të tij, të cilët shprehën keqardhjen e madhe për humbjen e 34 vjeçarit.
Senad Lekaj, kapiteni i Vllaznisë në futsall, mes lotësh thotë se Ermir Lera është një humbje e madhe për familjen por edhe qytetin e Shkodrës.
Në homazhe tifozët e Vllaznisë nderuan Ermir Lerën për kontributin që aid ha si futbollist i futsallës bashkë me miqtë e tij të sportit, arsimit dhe shumë të tjerë me të cilët bashkëpunoi. 34 vjeçari Ermir Lera humbi jetën pas një aksidenti teksa qëndroi 10 ditë në reanimacion në Tiranë por nuk arriti që të shpëtojë.