Ermiranda Ndoj është poetja nga Lezha e cila realizoi një ëndërr duke botuar librin e saj të parë. Pasioni për letërsinë e nxiti të shkruajë që në moshën 13-vjeçare duke botuar tashmë librin me poezi të quajtur “Gri”. Ermiranda Ndoj në këtë libër flet për një teori ngjyrash të ndryshme nga ato çfarë njohim deri më sot nga psikologjia.
Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, artistja Margarita Xhepa i dha një tjetër dimension promovimit të këtij libri të shkruar nga Ndoj.
Ky libër i Emiranda Ndoj përmban një sërë poezish dhe prozash “Gri”, një fazë emocionale që kalon çdo njeri në periudha të ndryshme.