Presidenti Bajram Begaj ka uruar sopranon Ermonela Jahon, e cila ka ftuar çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards. Në një reagim në ‘Facebook’ Begaj theksoi se Jaho është ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë.
MESAZHI I BEGAJT
Urime Ermonela Jaho, për çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards! Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!