Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga pankina e skuadrës së Kamzës. Tekniku kryeqytetas nuk e ka kapërdirë mirë humbjen 1-0 kundër Kastriotit, duke u larguar nga skuadra kryeqytetase.
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit nga periferia e kryeqytetit, që mes të tjerash i uron suksese teknikut Gjoka.
Gjoka mori drejtimin e Kamzës në mesin e nëntorit, ku regjistroi vetëm 2 fitore në kampionat dhe një në Kupë, triumf ky i vlefshëm për skuadrën e Kamzës, e cila e shikon veten në 8 skuadrat më të mira në këtë kompeticion. Disfata kundër Kastriotit ishte e 5 në 7 ndeshjet e fundit.