Traineri i ekipit të Vllaznisë Ernest Gjoka në një intervistë për Star Plus Tv ka folur rreth ecurisë së ekipit për vitin që sapo lamë pas si edhe për pritshmëritë e 2018-ës.
Traineri kuqeblu shprehet se shpresojnë që në merkaton e janarit të afrojnë lojtarë cilësorë dhe me përvojë që të sjellin brenda ekipit ndryshimin. Kalimin e skuadrës në duar e një presidenti traineri Gjoka e quan si një nevojë thelbësorë për ekipin në mënyrë që të arrijnë edhe ecurinë e duhur.
Ernest gjoka ndër të tjera shprehet se në Shkodër pranë Vllaznisë ka ardhur për të bërë ndryshimin por ai dhe i gjithë ekipi ka nevojë të ketë mbështetjen e të gjithëve veçanërisht të tifozëve që sëfundmi duket se e kanë braktisur skuadrën kuqeblu. Intervistën e plotë të trainerit Ernest Gjoka të dhënë për Star Plus do të mund ta ndiqnin të mërkurë pas edicionit informative të lajmeve.