Trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka ka treguar per sulmin ndaj tij dhe prapaskenat e ketij akti.

I ftuar ne emisionin Studio e Hapur te gazetarit Ergys Kavaja ne Star Plus tv, Gjoka ka falenderuar te gjithe ata qe e klane mbeshtetur dhe ijane gjendur prane sapo ndodhi kjo ngjarje

I bindur se policia do e gjeje autorin ,Gjoka ka theksuar se presionet kane qene te shumta jo vetem ndaj tij por dhe ndaj paraardhesve te tij.Ai ka deklaruar se personin qe e ka sulmuar nuk e njeh  pasi nuk ka dale haptas ndersa ka shtuar se eshte i bindur se agresori eshte person i futur nga te tjeret,i shtyre prej personave te tjere qe nuk e duan Shkodren e Vllaznine.

“Personi do ishte e ndershme te dilte haptaz por jam i bindur se donte te me frikesonte.Vllaznia ka probleme qe lidhen me ate qe duke qene bashkia pronare ka qe mendojne se mund te fusin femijet ne ekip dhe pse nuk e meritojne.Ka qe kane mundur ta bejne kete dhe kur ndryshohen trajneret kerkojne aktivizimin e tyre dhe pse ato nuk i nevojiten ekipit.

Kjo sjell pakenaqesi e presione ndaj trajnerit por ne rast se dikush e meriton nuk ka trajner qe nuk e perfshin.Une jam i vendosur te shkojme perpara, nuk do largohem,dhe ekipi do reagoje pozitivisht.Kjo qe ka ndodhur nuk ka lidhje me Shkodren , me pjesen e shendoshe te saj,une e di se Shkodra e Vllaznia jane tjeter gje nga ajo qe ndodhi” ka deklaruar Gjoka.

Ai ka dhene mesazhin e qetesise per ekipin dhe vazhdimit te plotesimit te objektivave te ketij ekipi.

Artikulli paraprakI DËNUAR PËR VJEDHJE ME DHUNË, EKSTRADOHET NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërQËLLOHEN ME ARMË DY PERSONA JASHTË NJË BANKE NË ZVICËR