Me ardhjen e trajneri të ri tek skaudra e Vllaznisë duket se edhe stafi përbërës I skaudrës ndryshon. Vetë trajneri Gjoka është shprehur për mendiat se ai ka ardhur sëbashku me stafin e tij gjë e cila nënkupton se ndihmësit e Cungut si zv.trajneri Aleksandar Maxhar dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi, nuk do jenë më në këto poste.

Në vendin e tyre tashmë do të jenë Fatjon Tafaj si krahu I dhjathë I Ernest Gjokës e trajner portierësh do të jetë Alfred Osmani të dy të lartëpërmendurit me eksperienca të ndryshme me skuadrat shqiptare. Por pjesë e stafit mbështetës të Ernest Gjokës është edhe Gjergj Poloska I cili ka funksionin e përgatitësit atletik. 

Që nga dita e djeshme nga emërimi I trajnerit Gjona në detyrën e tij të re seanca stërvitore e skuadrës është zhvilluar normalisht duke u përgatitur kështu për ndeshjen e rradhës atë ndaj skuadrës së Partizanit ku Ernest Gjoka shprehet se synimi është marrja e tre pikëshit. Ndeshja Vllaznia – Partizani do të zhvillohet në satdiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00 edhe pse dia ditë më parë u mendua se kjo ndeshje mund të zhvillohej në fushën sportive “Reshit Rusi” për arsye se në fushën e këtij impianti sportiv do të fillonte një ndërhyrje në barin e saj. Por kjo ndërhyrje mesa duket është shtyrë për t’u bërë pas ndeshjes të së dielës.

Artikulli paraprakPD: QEVERIA BRAKTIS SHKODRËN
Artikulli tjetërXHAFA TAKON LU DHE VLAHUTIN: EKSPERTËT E FBI SHUMË SHPEJT NË TIRANË