Pisha të rrëzuara dhe zvogëlim i brezit të rërës që shërbente për plazh.Kjo është situata në zonen e Kunës në Shëngjin, në prag të sezonit turistik.
Erozioni detar i cili ka marrë përmasa të frikshme gjatë viteve të fundit po merr gjithnjë e më shumë siperfaqe toke, duke rrezikuar seriozisht ekzistencen e Kunës.Agresiviteti më i madh i erozionit është gjatë stinës së vjeshtes dhe dimrit, thotë eksperti i mjedisit Jak Gjini sipas të cilit situata është alarmante, pasi deti po dëmton dhe infrastrukturen rrugore dhe po ju afrohet gjithnjë e më shumë bizneseve.
Ndërtimi i dallagëkthyesve përmes projekteve inxhinierike shihet si zgjidhje për të frenuar fenomenin eroziv në Kune.
Alarmi i erozionit në bregdetin e Shëngjinit është dhënë prej vitesh, por ka munguar vemendja e institucioneve përgjegjesë për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike e cila është kthyer në kërcënim serioz për zonen e banuar.