Fenomeni I erozionit është kthyer në një problem serioz në tre fshatra të njësisë administrative Ana e Malit. Administratori Arben Ceni bën të ditur se gërryerja e tokave vjen si shkak I rrjedhës së lumit Buna. Ai shton se më të prekura nga ky fenomen janë tokat bujqësore.

Ndërkohë, administratori shtron një tjetër problematikë, pasi pronarëve të tokave u duhet të paguajnë taksa për sipërfaqen fillestare të tokës dhe jo për sipërfaqen e cila ëshët zvogëluar si shkak I gërryerjes nga rrjedha e lumit.

Përgjegjës për ndërhyrjen sa më parë në mbrojtjen e tokave bujqësore të rrezikuara nga rrjedha e lumit Buna janë disa institucione bën të ditur ai.

Prej të paktën 3 vitesh rrjedha e lumit Buna ka gërryer disa hektarë tokë bujqësore në disa fshatra të njësisë administrative Ana e Malit. Pavarësisht situatës serioze që paraqitet çdo ditë dhe kërkesave nga administratori I zonës, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për ndaljen e fenomenit të erozionit.

 

Artikulli paraprakMBYLLET RRUGA E ARBRIT, SHKAK RESHJET E DENDURA TË DËBORËS
Artikulli tjetërSHKODËR, “BUNA 1” VLERËSON ARTISTË, SPORTISTË E POLITIKAN