Pas reshjeve të shumta dhe të panderprera të shiut në Dardhe të Pukës ka patur një rëshqitje masive të dherave të kësaj zone.

Situata edhe mengjesin e se premtes vijon te jete shume problematike ku rreshqitjet e tokes kane avancuar. Masivi i dheut, ka krijuar dëme të mëdha për disa familje rezidente, në banesa dhe në tokat bujqësore të fshatit, apo dhe në pemëtoret e fermerëve.

Sipas informacioneve 5 familje te kesaj zone kane mbetur pa strehe pasi jane shkaterruar perfundimisht 4 objekte nderkohe qe rrezikohen edhe 8 te tjera.

Jane derguar disa çadra per banoret dhe per gjene e gjalle si dhe 20 pako me ushqime. Nga informacionet e marra banoret e kesaj zone nuk kane energji elektrike dhe uje te pijshem .

Eshte domosdoshmeri nderhyrja e shtetit per strehimin e ketyre banoreve.Sipas specialistëve, shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut, si dhe formacionet jo të qëndrueshme të tokës në këtë zonë, e cila herë pas here përballet me rrezikun e erozionit.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, ASNJË RAST EMERGJENT
Artikulli tjetërLEZHË, VIJON SHEMBJA MASIVE E GURËVE