Premtimi për fazën tjetër për rikonstruksionin e varrit të arkitektit Kolë Idromeno mesa duket ishte vetëm një premtim në letër. Që nga koha kur vet ish-zëvëndës ministri i kultures i asaj kohe deklaroi se në këtë varr do të niste faza e dytë ajo e formatimit dhe tonifikimit të monumentit shohim që deri tani nuk është bërë asgjë dhe se ky varr dita-ditës po e humb identitetin për shkak të amortizimit që ka pësuar.
Ndërkohë ish –drejtori I DrejtorisëRajonale të Kulturës në Shkodër Ervin Gjini njëherësh specialist në këtë fushë ka ringritur shqetësimin për varrin e artistit të madh Kolë Idromeno, i cili sipas tij e ka humbur identitetin e tij të mëparshëm. Gjini ka deklaruar se restaurimi i tij duhet të bëhej sipas teknikave, gjë që nuk është realizuar.
Gjini shkon më tej kur deklaron se ministria e kulturës po abuzon me tendera, sic është rasti konkret për rikonstruksionin e këtij varri
Kolë Idromeno është padyshim një ndër emrat më të mëdhenj të arkitekturës në vendin tonë. Por në varrin ku ai prehet kanë nisur dëmtime nga faktor të ndryshëm , duke mos pasur kështu aspak vëmendjen e Ministrisë së Kulturës.