Edhe pse skuadra e tij kishte probleme nga më të ndryshmet me ndeshje të gjykuara më anshmëri duke i penalizuar jo pak në fushën e lojës.
Në takimet e zhvilluara në transfertë tek Vllaznia B nuk ka munguar edhe dhuna nga ekipet mikpritëse apo ku futbollistet e Ervis Krajës kishin rreth një vit që nuk merrnin rrogat. Të tëra këto sëbashku nuk e bënë Krajën dhe skuadrën e tij të dorëzohen.
Sezonin e këtij viti ata ja arritën që në ndeshjen e fundit t’ia dalin të qendrojnë në kategorinë e parë duke marrë fitoren jo pak të mundimshme për të dhe ekipin në rezultatin përfundimtare 4-3 ndaj Orikumit.
Ka pak ditë që tekniku shkodranë provizorisht ka marrë një tejtër deturë shumë të vështirë atë të trajnerit edhe të ekipit të parë të Vllaznisë e cila mbeti pa trajner që pas ndeshjes ndaj Partizanit.
Më shumë se e mundimshme ka ngarkesën e madhe emocionale që mbartet nga ecuria e kuqebluve të ekipit të parë. Këtë sezon ka qënë për tu harruar nga të gjithë në Shkodër si pasojë se në çdo takim të zhvilluar është ndjerë gjithmonë prezent rreziku i rënies nga kategoria superiore.
Por pavarësisht kësaj Ervis Kraja nuk u spraps por i vuri qëllim vetes të shpëtonte të dy “Vllaznitë”. Me ekipin B ja doli ndërkohë që më Vllaznine A kishte dy ndeshje ku atë me Kukësin të zhvilluar të shtunën e kaluar u mbyll me fitoren e shkodranëve.
Tashmë Ervis Krajës i ka mbëtur edhe ndeshja e fundit e Superligës ku Vllaznia do të udhëtojë drejtë Korçës për tu ndeshur me Skëndërbeun ku edhe atje do të synohet të arrihet fitorja në mënyrë që të sigurojnë edhe qendrimin në këtë kategori.
Në Shkodër shpresohet shumë që t’ia dalin edhe ndaj kryesuesve të tabelës së klasifikimit ku tashmë ata prej disa javësh e kanë siguruar titullin kampion dhe mendohet që ndaj shkodranëve do të jenë të pamotivuar.
E nëse edhe në këtë sfidë të fundit kuqeblutë ja arrijnë të marrin fitore atëhere trajneri Ervis Kraja mund të quhet fare mirë si “trajneri unikal “ si ndër të paktët që mund të jenë në Shqipëri.