Vllaznia mori një humbje 2-0 ndaj Erzenit në përballjen e luajtur në transfertë, një disfatë kjo që tregon qartazi se tashmë lufta në Kategorinë e Parë sa vjen e vështirësohet.

Me këtë fitore Erzeni shkon në kuotën e 31 pikëve, vetëm 4 pikë larg kuqebluve që mbajnë vendin e parë me 35 pikë.

Gjithçka nisi aspak mirë për shkodranët të cilët ndëshkohen që në minutën e dytë të lojës. Pas pretendimit për një penallti arbitri vijon lojën dhe shijakasit shënojnë me anë të kapitenit Orion Xhemalaj.

Ky disavanatazh për Vllaznisë që në minutat e para e rëndon ekipin shkodran psikologjikisht i cili nuk arrin që të dalë në lojën e tij dhe të barazojë rezultatin.

Vllaznia ka minus edhe fushën e baltosur ku u luajt ndeshja, në një terren të vështirë sportiv. Kur pritej reagimi i Vllaznisë në pjesën e dytë janë sërish shijakasit që kalojnë në avantazh.

Lajthia bën një super aksion dhe shpërblehet. Kësaj radhe kuqeblutë ndëshkohen me një autogol të Antonio Markut i cili në një top që kthehet nga traversa është i pafat duke mos arritur që ta largojë.

Me rezultatin 2-0 në favorin e tij Erzeni është më i qetë dhe fiton sigurinë e duhur në lojë. Nga ana e saj Vllaznia nuk bën asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje tepër të rëndësishme për vazhdimësinë.

Pavarësisht se shkodranët janë 4 pikë larg në vendin e parë, Erzeni po bën maksimumin që të kapërcejë kuqeblutë në renditje duke pretenduar dhe kërkuar me çdo kusht daljen në Kategorinë Superiore.

Vllaznia deri më tani ka bërë një ecje pozitive në Kategorinë e Parë duke mos e lëshuar kreun e klasifikimit por javët e ardhshme të kampionatit qartazi tregojnë se tashmë s’do të jetë aspak e lehtë

sepse ekipet kërkojnë të japin maksimumin për të arritur rezultate sa më pozitive pa harruar këtu aleancat që mund të nisin ashtu si çdo sezon tjetër. Pavarësisht vështirësive Vllaznia objektiv të saj ka dalje në Superligë.

Artikulli paraprakGRILË, FSHATI QË KËRKON RRUGË PREJ 30 VITESH
Artikulli tjetërANGLI, LOJTARI SHKELET ME KËMBË NË FYTYRË