Garbiel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ka folur për atë që SHBA po bën me pesë shtetet e BE-së që po vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se SHBA do të shohë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Escobar shtoi se themelimi i Asociacionit është i nevojshëm në mënyrë që presioni i SHBA-ve ndaj këtyre vendeve të jetë legjitim.

“Një nga gjërat që këto pesë vende kanë kërkuar është implementimi i plotë i marrëveshjes bilaterale. Për disa arritja e një marrëveshje finale luan rol krucial për synimet e tyre politike. Për t’i hapë rrugë këtij presioni ne duhet të shohim implementim. Dhe nga ana e Kosovës, njerëzit presin që Kosova të implementojë Asociacionin”, ka thënë Escobar.

Ai ka kujtuar se themelimi i Asociacionit është detyrim i Kosovës dhe se gjendet edhe në përfundimet e Këshillit Evropian.

Artikulli paraprakNUMËRIMI PËR VENDORET E 14 MAJIT, KRIIK: U PËRFUNDUA MË SHPEJT SE ZGJEDHJET E MËPARSHME!
Artikulli tjetërULEN ÇMIMET E DRITHËRAVE NË RANG GLOBAL, JA SHKAKU