Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar në një konferencë për mediat duke komentuar situatën në Kosovës, ka theksuar se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar, raportojnë mediat e huaja.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e KFOR-it , Escobar tha se kjo mundësi “nuk ishte në tavolinë”.

BE-në do ta lehtësonte shuarja e Ballkanit të Hapur

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur. “Nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, ka shtuar Escobar.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË FORMAT, FSHF MBLEDH PRESIDENTËT E SUPERIORES, DUKA: MENDOHET TA NISIM ME 10 SKUADRA, MË PAS TË NDAHEN…
Artikulli tjetërTEMPERATURAT REKORD, OKB NË ALARM: KLIMA JASHTË KONTROLLIT