Përkundër deklaratës të bërë nga Gabriel Escobar i cili tha se mes Kurtit dhe Vuçiçit nuk pritet të ketë takim në Bruksel gjatë kësaj jave, vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se të nesërmen do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

Ai tha se do të këmbëngulë për lirimin pa kushte të 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell. Do të insistoj për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”- shkruan Kurti në twitter.

Artikulli paraprakRRITJA E PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK NË SHQIPËRI, FMN: MUND TË NXISË INFLACIONIN
Artikulli tjetërKUVENDI DO TË KËRKOJË VERIFIKIMIN E DEPUTETËVE NË DOSJET E ISH-SIGURIMIT