I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar viziton sot Tiranën.
Mësohet se zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës. Mes tyre është takimi gjatë pasdites me kryeministrin Edi Rama si dhe rreth orës 17:00 me presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Po ashtu Escobar do të takohet dhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin. Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.