Nëse ndjen se ke marrë disa kile më shumë në dimër, ndoshta është momenti i detoksifikimit.
Por nuk bëhet fjalë thjesht për heqjen e peshës, por të ndihmosh trupin të rigjenerohet dhe të marrë energjitë më të mira. Për këtë ka disa ushqime që kanë fuqi të madhe detoksifikues. Hapi i parë është eliminimi për pak kohë i alkollit, sheqernave dhe karbohidrateve të rafinuara dhe të bësh rregullisht një aktivitet fizik.
Ja disa ushqime detoks që nuk duhet t’ju mungojnë:
Limoni Është aleati më i mirë nëse dëshiron të çlironi toksinat. Niveli i lartë i vitaminës C ndikon në djegien e yndyrnave dhe pastrimin e trupit. Mund të përdoret me perimet, peshkun apo mishin, apo për t’i dhënë shije sallatës së frytave. Por idelae është ta shtrydhësh dhe ta pish në mëngjes me një gotë ujë, pa i shtuar sheqer.
Frutat e freskëta të stinës
Të mirat e frutave janë të pafundme, prandaj duhen konsumuar bashkë me perimet rreth 5 racione në ditë. Ananasi…………………….. Mjaft i njohur për vetitë e tij diuretike dhe detoksifikuese. I pasur me vitamina B dhe C dhe kripërat minerale si magnezi. Mund të hahet i freskët ose në formën e lëngut të koncentruar.
Shega
I pasur me flavenoidë, dhe me mjaft fuqi antioksidante, si dhe me një numër vitaminash si A, C, E, acid folik dhe hekur. Simbol i mirëqënies dhe i fertilitetit.
Perimet me gjethe jeshile
Janë ideale në fakt të konsumohen siç janë, por për alternativë mund të gatuhen në avull ose ujë të nxehtë në kohën më të vogël të mundshme për të mos humbur substancat e mira. Klorofili në veçanti është i çmuar për detoksifikim të trupit, në veçanti të aparatit tretës.
Angjinarja
Është një aleat i shëndetit të mëlçisë, i pasur me yndyrna tipike të dimrit. Ajo përmban “cinarinë”, një substancë që lehtëson tretjen. Ai nuk kërkon gatim të veçantë, por është pak i mërzitshëm në pastrim për të hequr gjembat dhe gjethet. Por shija e tij të kompenson mundimin.
Mielli integral
Është më i preferuar se ai i rafinuar, i pasur me fibra dhe substanca antioksidante që rrisin metabolizmin dhe djegin yndyrnat.
Farat e linit
Të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e stomakut dhe zorrëve. Përmbajnë edhe Omega 3, acidet e vlefshme yndyrore, aleatë të një shëndeti të mirë dhe kanë efekt kundërmoshë.
Uji
Është substanca më e thjeshtë dhe thelbësore për të “larë” organizmin tonë të brendshëm, për të eleminuar lëngjet e tepërta dhe për të qënë të hidratuar. Është mirë të konsumohet sasi e madhe në mëngjes, dhe sidomos larg vakteve gjatë ditës.