Është festa e shenjtë e Krishtlindjes. Në Shkodër por edhe në të gjitha kishat e tjera u kremtua lindja e foshnjes që erdhi për një botë më të drejtë. Shpresa jonë është Jezusi tha arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësh edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore. Në natën e shenjtë të Krishtlindjes kisha katolike e Shqipërisë uroi që Kosova dhe Serbia të pajtohen dhe të zgjidhin problemet mes tyre me butësi. Këtë mesazh nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkdoër e dha pikërisht kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare Angelo Massafra.
“Të kemi paqe në Betlehem, në Palestinë, në Ukrainë, të lusim Zotin që fqinjët tanë në Kosovë të pajtohen, të zgjidhin problemet me butësi, me drejtësi, pa ngatërruar as veten, as të tjerët. Rreziqe ekzistojnë. Në Ukrainë që të kthehet paqja me drejtësi, është e mundur. Papa Françesku vazhdon për të bërtitur, janë duke lëvizur shumë për të arritur një pajtim. Shpresojmë, lusim sepse shpresa jonë është që Jezusi t’ja mbushë mendjen krerëve të shteteve që me paqen thoshtë Pio XII-të në luftën e dytë botërore kur kanë qenë miliona të vdekur e shkatërrime të jashtëzakonshme me paqen të gjithë jemi fitimtar dhe me luftë të gjithë jemi me humbje. Të largojmë nga zemrat tona inatin, urrejtjen, hakmarrjen dhe Jezusi, princi paqes të pranojë në zemrën tonë, në zemrën tuaj e në shtëpinë tuaj”.
Arqipeshkwvi kërkoi që gjithsecili ta dëshmojë besimin e tij duke lënë pas inatet, urrejtjen dhe egoizmat.
“Që Zoti të ndriçojë zemrën tonë e të na jaoë shprsë edhe që në momentet kur kemi krizë ekonomike ndoshta edhe shpirtërore por Jezusi është me ne. Krishti erdhi për ty. Askush të mos ndjehet i vetmuar, Krishti është afër secilit. Kur ktheheni në shtëpi dhe keni Krishtin në zemër duhet ta komunikoni këtë Krishtin dhe fytyra juaj do të ndriçojë nëse keni takuar Krishtin. Katolikë kudo që jeni, kudo që punoni, në punë më të thjeshta apo në punë më të larta të dëshmoni Krishtin. Është e mundur. Ne ndoshta sonte jemi mbi dy mijë të krishterë këtu në Katedrale në këtë natë të shenjtë, atëherë nese ne që jemi mbi dy mijë persona angazhohemi për të bërë të mira atëhërë Shkodra, Shqipëria do të përmirësohem. Të lirojmë zemrën tonë, nga inati, nga urrejtja, nga shpifja dhe nga egoizmat që na bëjnë të mendojmë vetëm për vete. Duhet të mendojmë edhe për të tjerët duke qenë solidar. Gëzuar dhe përshumë vjet Krishtlindjen”.
Në këtë festë të Krishtlindjes Star Plus transmetoi drejtpërdrejtë meshën e shenjtë nga katedralja e Shkodrës. Star Plus mundësoi në një transmetim live edhe meshën nga katedralja në qytetin e Lezhës, Vau Dejësit dhe kishës françeskane në Shkodër duke përcjellë kështu mesazhet dhe lutjet për të gjithë ata besimtarë të krishterë që nuk patën mundësi të ishin fizikisht. Në fund të meshës qielli në Shkodër u ndriçua nga spektakli i fishekzjarreve!