Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, foli pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Alibeaj theksoi se deputetët demokratë kanë ridepozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Por, sipas tij, anëtarët e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e kanë rrëzuar këtë kërkesë të PD.

“Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregulli, Kushtetuta, e do që instanca e fundit që shprehet për ngritjen e një komisioni hetimor është seanca, por as këtë nuk e lejuan. Kjo çështje demaskoi qëndrimin e mazhorancës. Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani”, tha Alibeaj.

Artikulli paraprak“QESJA E FUNDIT”/ QYTETARËT TË PAINFORMUAR, NGA NESËR SHQIPËRIA NE HARTËN E VENDEVE PA QESE PLASTIKE
Artikulli tjetërKONGRESI I PPE NUK FTOI ASNJË DELEGAT NGA PD, TABAKU: VOTOVA SOT PËR PRESIDENTIN WEBER, PD DO VAZHDOJË TË JETË PJESË E FAMILJES SË EPP