Një superduel në stadiumin më të madh të vendit. Për herë të parë në Shqipëri, boksi profesionist do të pushtojë ringun e vendosur në një stadium.

“Air Albania” mund të presë deri në 20 mijë spektatorë për Florian Markun. Boksieri kuqezi njofton në rrjetet sociale se tashmë gjithçka është konfirmuar dhe takimi do të jetë këtë verë në stadiumin kryeqytetas.

Ai nuk jep detaje shtesë por premton se një gjë të tillë do ta bëjë ditën e shtunë ku do të publikojë edhe datën apo emrin e rivalit. Kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë në Tiranë.

Në fillim të muajit prill, Marku fitoi me nokaut në raundin e katërt ndeshjen ndaj Chris Jenkins duke mbrojtur titullin kampion në kategorinë IBF në peshën e lehtë. Sfida e Tiranës sipas të gjitha gjasave do t’i shërbejë 29-vjeçarit për të mbrojtur gjerdanin e fituar që në shtator të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, TEMPERATURAT ARRIJNË NË 35 GRADË
Artikulli tjetërTË DHËNAT E INSTAT, CILËT JANË DY QARQET ME NORMËN MË TË LARTË TË PAPUNËSISË