Dhjetori vazhdon të mbetet muaji më i ngarkuar i vitit për qendrat e kontrollit teknik të automjeteve ku mundësia e krijimit të radhëve të gjata është ende e pranishme.

Me qëllim shmangien e pakënaqësive të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së kontrollit teknik të automjetit, edhe në ditë të ngarkuara Automotive Albania njofton se do t’i vërë Qendrat e Kontrollit Teknik në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunën

dhe çfarë është më e rëndësishmja do të punohet me orar të reduktuar edhe në ditë të diele (përkatësisht në datat 23 e 30 dhjetor).Qendrat do të jenë të hapura edhe në dy ditët e pushimeve zyrtare, 8 e 10 Dhjetor, ndërsa do të jenë të mbyllura vetëm në datat 25 dhjetor 2018, 1 dhe 2 janar 2019.

Kompania SGS kujton se oraret e sporteleve të taksave janë të ndryshme nga oraret e qendrave të kontrollit teknik, prandaj duhet të merren masa që pagesat e të kryhen gjatë ditëve dhe orarit të tyre të punës. Mjetet që sillen për kontroll teknik pa dokumentacionin e duhur nuk do të mund të pranohen.

Çdo vit, në dhjetor, në pikat e kontrollit teknik është e njëjta situatë fluksi, por mesa duket ky vit do të ketë më shumë lehtësira për shoferët. Mungesa e shumë sporteleve apo edhe zgjerimi i hapësirave në 2 apo 3 pika të ndryshme të qytetit bën që pritjet të jenë të gjata.

Megjithate ne piken e kolaudimit ne Shkodër punohet me orare te zgjatura, pasi ka edhe qytetare qe vine jo vetem nga Bashkite Malësi e Madhe, Pukë, Fushë –Arrëz e Vau-Dejës por edhe emigrantë te cilet ky fundvit i gjen per festa në atdhe.

 

 

Artikulli paraprakINFO + – 11.12.2018
Artikulli tjetërPROTESTA, PANKARTAT MË PIKANTE