Këto janë pamjet e mbikalimit në lagjen “Bahçallek” në hyrje të qytetit të Shkodrës që u rrëzua nga një përplasje me një mjet të tonazhit të rëndë.Ky eskavator që po kalonte nën mbikalimin e ndodhur në Bahçallek ka goditur këtë objekt duke e rrëzuar.
Pas goditjes së mbikalimit nga eskavatori rruga në hyrje të Shkodrës u bllokua për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste duke krijuar trafik ndërsa kalimi në rrugën nacionale Shkodër-Tirana u devijua pak metra më tutje në vendin ku stacionohen autobuzët e qytetit.
Pas aksidentit të eskavatorit me mbikalimin në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur ndërsa u bë e mundur shoqërimi në komisariat i drejtuesit të eskavatorit. Mbikalimi në lagjen “Bahçallek” u rikonstruktua në dhjetor të vitit 2021 me një iniciative të deputetes së PS Edona Bilali. Pas më shumë se një vit ky investim pas këtij aksidenti shkon dëm.