Një restorant në qytetin e Lezhës është përfshire nga flaket e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës në afërsi të tregut të qytetit të Lezhës. Zjarri u shfaq fillimisht në pjesën e kuzhinës së restorantit dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në momentin e ngjarjes restoranti ka qenë i mbyllur dhe nuk ka patur persona brenda por kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar flaket dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Ndërhyrja e këtyre të fundit shmangu përhapjen e zjarrit në objektet e tjera aty pranë. Ndërkohë nga zjarri restoranti është djegur thuajse plotësisht, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkënditje elektrike në bllokun i siguresave të objektit në fjalë.

Artikulli paraprakAKU BLLOKON 44.5 TON VERË, RAKI E UTHULL
Artikulli tjetërSHKODËR, PD THIRRJE QYTETARËVE PËR PROTESTËN