Vendimi i Gjykates së Apelit të Krimeve të Renda një ditë më parë për Dritan Dajtin i akuzuar si pjesë e grupit që vranë katër polic në vitin 2009 në Durres duke i hequr denimin burg të përjetshem e dhënë 25 vite heqje lirie është shoqëruar më mjaft buje nga mediat e jo vetëm .

Trupi gjykues që beri uljen e denimit për Dritan Dajtin përbehej nga 5 gjygjtarë ku dy prej tyre Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë nga Shkodra Star Plus në menyre ekskluzive ka mundur të sigurojë vlersimin që ka

dhënë secili gjyqtarë i kësaj trupe dhe mesohet nga burime konfidenciale se vetem dy gjygjtaret e shkodres Fuat Vjerdha e Lindita Hoxha kanë dhene vlersimin që Dritan Dajti duhet të qëndrojë në burgim të perjetshem ndersa

tre gjyqtaret e tjere kanë dhene vlersim që Dajti duhet denuar me gjykim të shkurtuar duke i hequr denimin me burgim të perjetshem e dhene 25 vite burg.

Duke qene se vlersimi i dy gjyqtarve të Shkodres per denim kapital ndaj Dajtit ka qënë pakicë me një ndarje 3 me 2. Dritan Dajti ka arritur ti shpetojë burgimit të perjetshem pavarsisht se mbi të rëbdon një nga ngjarjet më të renda qe ka ndodhur ne Shqiperi

Kështu, gjykimi i shkurtuar i ka dhënë të drejtën Dajtit të përfitojë nga ulja e dënimit me 1/3-ën. Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve,

ndërsa vendimi u dha pas disa seancash shtyrje për mosformim të trupit gjykues. Për shkak të “konsumimit” të gjyqtarëve të Tiranës, procesi ndaj Dajtit mbeti në dorën e 5 gjyqtarëve të deleguar nga rrethet.

Artikulli paraprakKIRAS, BANORËT DJEGIN MBETURINAT NË MES TË LAGJES
Artikulli tjetërRRËSHQITJE GURËSH NË RRUGËN E KOMBIT